Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Pas nismës për rishikimin e ligjit të donacioneve dhe sponsorizimeve në art, kulturë dhe sport, si dhe krijimit të Fondit Kombëtar të Artit nga kursimet e tenderave, vjen një tjetër lajm shumë i mirë:

Këshilli i Ministrave ka miratuar rregullat për ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve pranë Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, një mekanizëm i ri dhe i shumëpritur i cili do të financojë nisma të shumta me interes publik, si një divident direkt në mbështetje të projekteve krijuese, kulturore, sociale e sportive, duke nxitur inovacionin dhe rritur angazhimin e të rinjve!

Më shumë fonde direkte nga burime jashtë tavaneve buxhetore, më shumë vëmendje për ekonominë dhe industrinë kreative, trashëgiminë, turizmin dhe ndërkombëtarizimin, me politika dhe praktika vendim-marrjeje transparente.

Një instrument i ri financues që i jep më shumë mundësi ideve, krijimtarisë dhe aktiviteteve të qëndrueshme për komunitetin dhe zhvillimin shoqëror.

Një tjetër dëshmi se po ndërtojmë një ekosistem të ri mbështetës për artin, kulturën dhe sportin, ku talenti dhe projektet me ndikim publik do të marrin mbështetjen që meritojnë!