Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Zyrih me ftesë të Fondacionit Besa, në një mbrëmje kushtuar potencialit të Shqipërisë si një destinacion kulturor e turistik, me fokus tek investimet në projekte që ndërthurin trashëgiminë shpirtërore dhe vendndodhjen strategjike si një vend mikpritës për bashkëpunim me sipërmarrjen dhe kapitalin ndërkombëtar.

Pozicionuar si një “Safe Heaven”, përmes ndërtimit të ekosistemeve të sigurta, të besueshme dhe konkurruese që tërheqin dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm, duke promovuar njëkohësisht identitetin dhe vokacionin europian të vendit tonë. Shqipëria ka sot mundësinë të shndërrojë ambiciet e saj në një avantazh real dhe të ndërtojë një histori suksesi që rrit ekonominë dhe që shtrihet përtej kufijve tanë.

Video, kliko këtu!