Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në 5-mujorin e parë të vitit, Shqipëria ka mirëpritur 3,712,790 vizitorë me pasaportë të huaj, ose +8.17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Rritja reflektohet në të gjitha pikat hyrëse në vend, dhe në veçanti:

  • Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza: +17.58%
  • Pika Kufitare e Kalimit në Morinë: +8.50%
  • Porti Detar Sarandë: +46.08%

Vetëm në këto tre pika kryesore hyrëse u regjistruan 2,485,467 hyrje, ose 299,226 më shumë vizitorë se një vit më parë, me një rritje prej 13.69%.

Më shumë vizitorë, më shumë turizëm kulturor, natyror, eksperencial, kulinar, wellness, eventesh e sportiv.

Më shumë mundësi për ekonominë.

Më shumë Shqipëri në hartën botërore të turizmit.