Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi miratimin e ndryshimeve të reja në vendimin për Këshillin Kombëtar të Rinisë (KKR), një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në nivel qendror. Përbërja e re e KKR-së parashikon përfshirjen e një game më të gjerë përfaqësuesish rinorë, duke garantuar një zë më gjithëpërfshirës dhe përfaqësues për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Tashmë, në përbërjen e Këshillit do të jenë të përfshirë të rinj nga diaspora shqiptare, përfaqësues nga komunitetet me nevoja të veçanta, përfaqësues të pakicave kombëtare, si dhe nxënës dhe studentë nga institucionet arsimore të vendit. Ky ndryshim synon të krijojë një platformë më demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ku zëri i të rinjve dëgjohet, respektohet dhe ndikon drejtpërdrejt në hartimin e politikave publike. Këshilli Kombëtar i Rinisë mbetet mekanizmi kryesor këshillimor për politikat rinore në vend, dhe me këto ndryshime, forcohet roli i tij si urë lidhëse midis institucioneve shtetërore dhe brezit të ri.