Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ndikimi transformues i Inteligjencës Artificiale në turizmin global. Nga 160 vendet pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të UN Tourism në Riad, 🇦🇱Shqipëria ndër 31 folësit e zgjedhur!

Në fjalën time fola mbi punën tonë për përmirësimin e përvojës së vizitorit dhe zgjatjen e sezonit turistik, diversifikimin e  ofertës turistike përtej zonave bregdetare duke fuqizuar zonat rurale dhe komunitetet lokale. Për miratimin e Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë (GSTC) dhe krijimin e destinacioneve “inteligjente”, të përditësuara nga të dhëna në kohë reale për menaxhimin e fluksit të vizitorëve dhe mbrojtjen e burimeve.

Turizmin si një sektor ndërdisiplinor, ku teknologjia, kreativiteti, aktivitetet dhe trashëgimia kulturore ndërveprojnë.

Inteligjencën Artificiale që mbështet kalimin nga “volumi i turizmit” në “turizmin cilësor” duke mundësuar menaxhimin e të dhënave, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, luftimin e informalitetit, zhvillimin ekonomik, duke gjeneruar rritjen dhe optimizimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit.

Shqipërinë që tashmë ka ndërtuar një themel të fortë në transformimin dixhital. Qytetarët aksesojnë shërbimet publike përmes platformës e-Albania, e cila standardizon e garanton transparencën në institucionet qeveritare. Kjo qasje digjitale forcohet më tej nga Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale – Diella, ministrja e parë në botë e IA, duke integruar të gjithë sektorët strategjikë, përfshirë turizmin.

Fola gjithashtu për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, përmes programeve të trajnimit për profesionistë të pazëvendësueshëm të mikpritjes, artizanët si dhe punonjësit e kulturës; duke siguruar nga ana tjetër teknologjinë si mjet për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe inovacionin brenda sektorit, duke digjitalizuar, automatizuar dhe kursyer.

Falënderova Mbretërinë e Arabisë Saudite për mikpritjen e shkëlqyer, duke riafirmuar mbështetjen tonë për Deklaratën e Riad për të ardhmen e turizmit!

Shpreha mirënjohje për Sekretarin e Përgjithshëm, Zurab Pololikashvili për kontributin dhe udhëheqjen e tij të çmuar, si dhe urova Sekretaren e Përgjithshme të zgjedhur, Sheikha Al Nowais, në misionin e saj të ri!