Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Mozaiku i Tiranës është kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore për vizitorët vendas dhe të huaj, duke ofruar një përvojë unike për t’u njohur nga afër me Mozaikun
Antik të Tiranës, dëshmi e një historie që zë fill më shumë se 1,800 vjet më parë. Ky monument i trashëgimisë sonë kulturore përfaqëson një urë lidhëse mes lashtësisë dhe
qytetit modern, duke e bërë Tiranën një qendër gjithnjë e më të vizituar për ata që kërkojnë të zbulojnë rrënjët historike të saj.