Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

 

Në oborrin e Sarajeve, mes bisedave, kujtimeve dhe fotografive të Tiranës së dikurshme, u rikthyem për një mbrëmje te qyteti i oborreve, rrugicave, pazareve dhe shtëpive që mbanin brenda një mënyrë të tërë jetese.

Në kuadër të #JavaEMuzeve2026, Instituti Konak organizoi një mbrëmje kushtuar historisë, arkitekturës dhe jetës sociale e kulturore të Tiranës në periudhën osmane.

Nën moderimin e Ervin Qafmollës, me fjalën përshëndetëse të zv. Ministres Lira Pipa dhe prezantimin e disa objekteve muzeale nga Drejtori i Fondit të Muzeut, Saimir Ismaili, vijuam diskutimet me Armanda Hysën, Elton Hatibin dhe Mimi Kotorrin, jo vetëm mbi fakte e histori, por edhe mbi atmosferën e një Tirane që vazhdon të jetojë në kujtesë, në arkitekturë dhe në mënyrën se si qyteti ende rrëfen veten.

Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë!