Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Miratohet projektligji për ndryshimet në ligjin “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i cili synon modernizimin e legjislacionit shqiptar për të drejtën e autorit, duke e përafruar atë me acquis të Bashkimit Europian dhe zhvillimet e ekonomisë digjitale.

  • Forcohet mbrojtja e të drejtave të autorit në mjedisin online.
  • Rritet përgjegjësia e platformave digjitale për përdorimin e përmbajtjeve të mbrojtura.
  • Krijohen të drejta të reja për autorët, artistët interpretues dhe botuesit e publikimeve të shtypit.
  • Garantohet një shpërblim më i drejtë, transparencë më e madhe dhe mundësia për rishikimin e kontratave të padrejta.
  • Lehtësohet përdorimi i veprave për arsimin, kërkimin shkencor, bibliotekat, arkivat dhe muzetë.
  • Rregullohen format e reja të transmetimit dhe ritransmetimit në mjedisin digjital.
  • Forcohen institucionet përgjegjëse dhe bashkëpunimi me autoritetet e vendeve të Bashkimit Evropian.

Ky projektligj synon të krijojë një sistem më të drejtë, më transparent dhe më efektiv për mbrojtjen e krijimtarisë, duke iu përgjigjur sfidave të teknologjisë dhe tregut digjital.