Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Këshilli i Ministrave ka miratuar formatin tip të marrëveshjes që do të lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve për përdorimin e hapësirave bregdetare në det, liqene dhe lumenj si stacione plazhi. Ky vendim synon të krijojë një kuadër të qartë, të standardizuar dhe të barabartë për të gjithë operatorët, duke garantuar transparencë më të lartë në proces dhe një administrim më efikas të këtyre pasurive publike.

Përmes këtij modeli të unifikuar, përcaktohen detyrime dhe të drejta të qarta për investitorët, si dhe kritere të mirëpërcaktuara për shërbimet që duhet të ofrohen ndaj qytetarëve dhe turistëve. Ky hap kontribuon në përmirësimin e cilësisë së menaxhimit të plazheve, në ruajtjen e mjedisit dhe në rritjen e standardeve të sigurisë dhe shërbimit.

  • Më shumë rregull dhe organizim në hapësirat bregdetare
  • Menaxhim më i mirë dhe më i qëndrueshëm i vijës bregdetare
  • Standarde të qarta dhe kushte të barabarta për operatorët

Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe rritjes së cilësisë së përvojës për të gjithë pushuesit.

Video, kliko këtu!