Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit priti në Tiranë nënkampionen e botës në skitë alpine, Lara Colturi, e cila me rezultatet e saj të shkëlqyera ka bërë krenarë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Me përkushtimin dhe pasionin e saj të jashtëzakonshëm, Lara Colturi është kthyer në një shembull frymëzues për sportistët e rinj shqiptarë dhe për mbarë kombin, duke dëshmuar se suksesi ndërtohet përmes disiplinës, punës së palodhur dhe dashurisë për sportin. Ajo do të jetë një nga katër sportistët që do të mbajnë flamurin kuqezi në Lojërat Olimpike Dimërore
Milano–Cortina 2026, një pjesëmarrje historike që ngre lart pritshmëritë për një medalje olimpike për Shqipërinë.

Zhvillimi i sportit mbetet një prioritet strategjik për Qeverinë Shqiptare, e cila synon ta shndërrojë Shqipërinë në një qendër rajonale të sportit elitar, duke rritur përfaqësimin në arenën ndërkombëtare dhe duke garantuar mundësi të barabarta për të gjithë sportistët.