Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mirëpriti kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, në hapësirat e reja të Parkut të Artit dhe në qendrën “Tirana Training
Center” në Kinostudio, një model i zhvillimit të industrive krijuese dhe formimit profesional në fushën e kulturës dhe kinematografisë. Biseda u fokusua te bashkëpunimi mes muzeve, bibliotekave dhe qendrave të artit, promovimi i trashëgimisë, turizmit kulturor dhe roli i komunitetit shqiptar në diasporë. U diskutuan gjithashtu mundësi konkrete për projekte të përbashkëta që mbështesin ekonominë krijuese, të rinjtë dhe komunitetin duke ndërlidhur institucionet shqiptare me ato amerikane. Mundësi konkrete për projekte të përbashkëta që mbështesin ekonominë krijuese, të rinjtë dhe komunitetin, duke ndërlidhur institucionet shqiptare me ato amerikane. Ky takim hap një fazë të re të bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik me Shtetet e Bashkuara, duke nxitur nisma afatgjata që forcojnë ndërveprimin profesional dhe pozicionojnë Shqipërinë më fuqishëm në skenën ndërkombëtare.