Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja me Ministrin e Kulturës së Italisë, z. Alessandro Giuli dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit diskutuan gjatë për bashkëpunimin ndaj zhvillimit të marrëdhënieve tona kulturore.

Nga Muzeu Italian në Shqipëri, te partneriteti me MAXXI dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, bashkëprodhimet shqiptaro-italiane, krijimi i Qendrës Kulturore Shqiptare në Itali dhe nisma për përfshirjen e “Motit të Madh të Arbëreshëve” në UNESCO, ky takim rikonfirmon vizionin tonë të përbashkët për një partneritet kulturor të qëndrueshëm që ndërton ura të reja bashkëpunimi përmes artit, trashëgimisë dhe kreativitetit.

Një miqësi e rrënjosur thellë në histori, që sot merr forma të reja përmes vizioneve dhe bashkëpunimeve konkrete në fushën e artit, trashëgimisë dhe industrive kreative.

Foto Album, kliko këtu!