Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS) hap thirrjen për mbështetje financiare me fonde publike për programet vjetore të organizatave kulturore jofitimprurëse të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, që veprojnë në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Mbështetja synon forcimin dhe zhvillimin e veprimtarive që kontribuojnë në promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri, si dhe rritjen e kapaciteteve të organizatave.

Projekt-propozimet duhet të adresojnë një ose më shumë nga prioritetet:

  1. Fuqizimi i rolit të skenës së pavarur kulturore (përfshirë angazhimin e artistëve të rinj).
  2. Zhvillimi i qëndrueshëm i projekteve kulturore (ndikim afatgjatë, bashkëpunim, politika kulturore, përfshirje).
  3. Rritja e cilësisë së krijimtarisë artistike (inovacion, standarde të larta, zhvillim profesional).
  4. Edukimi i fëmijëve dhe të rinjve përmes kulturës.
  5. Rezidencat artistike.
  6. Mbrojtja, transmetimi dhe rivitalizimi i trashëgimisë kulturore, me fokus trashëgiminë jomateriale (përfshirë dokumentim/digjitalizim). 1.Udhëzuesi per mbështetje pe…

Aspekte ndër-dimensionale të rekomanduara: shpërndarje gjeografike proporcionale, përfshirja e pakicave/grupeve të margjinalizuara, barazia gjinore, angazhimi i të rinjve/studentëve, promovimi i produkteve origjinale vendase.

Kategoritë e mbështetjes & vlerat e grantit:

Fondi total: 60,000,000 lekë.

Kategoria I – OJF me përvojë të pasur në fushën e kulturës

Grant për projekt: 3,500,000 – 4,000,000 lekë.

Kategoria II – Aktivitete kulturore dhe edukative në komunitet

Grant për projekt: 2,000,000 – 2,500,000 lekë.

Kush mund të aplikojë?

Aplikimi është i hapur për organizata jofitimprurëse të regjistruara në Shqipëri, që ushtrojnë aktivitet në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Afatet kryesore:

  • Hapja e thirrjes: 16 janar 2026
  • Afati i fundit i dorëzimit: 10 shkurt 2026, ora 16:30 (në protokoll + elektronikisht).
  • Shpallja e fituesve: 5 mars 2026 në faqen zyrtare të MTKS.
  • Periudha e zbatimit të aktiviteteve: mars – dhjetor 2026.

Vendi i zbatimit: vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Aplikimet dorëzohen:

  • Fizikisht: 1 (një) kopje e shtypur, në zarf me subjekt: Thirrje 2026/fusha e aplikimit/Kategoria e grantit
  • Elektronikisht: në emailin thirrje@mtks.gov.al

Adresa:
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS),
Rruga “Aleksandër Moisiu”, ish-Kinostudio, nr. 76, Tiranë, Shqipëri.

Pyetje & sqarime

Pyetjet për sqarime dërgohen në thirrje@mtks.gov.al deri më 30 janar 2026; përgjigjet jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune ose publikohen në faqen zyrtare të MTKS.

Bashkelidhur dokumentacioni:

1.Udhëzuesi per mbështetje per organizatat kulturore 2026

2.Formulari i Aplikimit 2026

3.Formulari i Projekt-Buxhetit 2026

4.Formulari i Aktiviteteve 2026

5.Formulari i Financimit të Dyfishtë

6.Deklarata e Konfliktit të Interesit

7.Deklarata e të Drejtës së Autorit

8.Lista e dokumentave shoqëruese në fushën e kulturës