Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në kuadër të Samitit Ekonomik Shqipëri–Turqi, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Dr. Serdar Çam, ku u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve në fushat e kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore.

Gjatë panelit të përbashkët me temë: “Turizmi i së nesërmes: Investime për një destinacion elitar”, u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi nxitjen e bashkëpunimeve strategjike; promovimin e modeleve të qëndrueshme të zhvillimit turistik; rritjen e cilësisë së ofertës turistike në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ky samit shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri–Turqi, duke krijuar mundësi për investime të ndërsjella që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe afirmimin e turizmit si një urë bashkëpunimi ndërkulturor.