Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Me një garë të jashtëzakonshme, plot dinamizëm, ritëm dhe siguri të hekurt, Lara arriti të kapë vendin e dytë, vetëm me një diferencë të vogël nga legjendarja Mikaela Shiffrin, e cila triumfoi për herë të nëntë në slalomin e famshëm të Levi-t. Ky rezultat e vendos Larën mes emrave më të mirë të skive botërore dhe tregon rritjen e jashtëzakonshme të talentit të saj.

Ajo jo vetëm që garoi me zemër dhe vendosmëri, por e bëri këtë në një ditë tepër të veçantë për të: ditëlindjen e saj të 19-të. Një dhuratë perfekte për veten, për Shqipërinë dhe për të gjithë sportdashësit shqiptarë që e kanë ndjekur dhe mbështetur me entuziazëm.Ky sukses jo vetëm që i jep Larës një vend të merituar në podium, por njëkohësisht e ngrit flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare, duke treguar se Shqipëria ka talent, pasion dhe të ardhme të ndritur në sportet dimërore.