Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Inspektuam nga afër ecurinë e punimeve në Kompleksin e ri Sportiv të Federatës Shqiptare të Padelit në Lundër, një investim që do të shërbejë si shtëpia e re e padelit shqiptar. 🇦🇱

Fushat profesionale të investuara gjatë FIP Platinum Albania 2026 po marrin jetë të re, duke u kthyer në një vlerë të shtuar që do t’u shërbejë sportistëve, klubeve dhe brezave të rinj.

Po ndërtohet më shumë se një kompleks sportiv; një infrastrukturë moderne që forcon sportin, nxit talentet dhe e bën të prekshme punën tonë për pozicionimin e Shqipërinsë si një destinacion të denjë për organizimin e eventeve sportive ndërkombëtare me ndikim direkt në rritjen dhe fuqizimin e ekosistemit sportiv e social të qendrueshëm.

Foto album, kliko këtu!