Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Këshilli i Përbashkët për Rininë (CMJ) zhvilloi mbledhjen e parë statutore për vitin 2026, duke shënuar nisjen e mandatit të ri të Këshillit Këshillimor për Rininë (CCJ) 2026–2027.

Rreth 100 përfaqësues nga institucione qeveritare dhe joqeveritare, si dhe aktorë kombëtarë e ndërkombëtarë të rinisë, u mblodhën në Qendrën Evropiane të Rinisë në Budapest për të diskutuar prioritetet kryesore të sektorit.

Disa nga çështjet kryesore:

▪️ Vijimi i Konferencës së 10-të të Ministrave të Rinisë të Këshillit të Evropës

▪️ Integrimi i perspektivës rinore në politikat e Këshillit të Evropës dhe shteteve anëtare

▪️ Finalizimi i Rekomandimit për Edukimin për Paqen nga, me dhe për të rinjtë

▪️ Rishikimi i zbatimit të rekomandimit “Enter!” për të drejtat sociale të të rinjve

▪️ Reforma e Fondacionit Evropian të Rinisë dhe zhvillimet në kuadër të Partneritetit me Komisionin Evropian

Në fokus gjithashtu ishin bashkëpunimi dypalësh dhe projektet shumëpalëshe, përfshirë mbështetjen për Ukrainën.

Shqipëria në Qershor do të jetë për herë të parë mikpritëse e Konferencës Ndërkombëtare të Kartës Rinore, ndërkohë që po ndërmerren hapa konkretë për angazhimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes për mobilitetin e të rinjve.

Kjo do të mundësojë që të gjithë të rinjtë shqiptarë, përmes Kartës Rinore, të kenë akses në shërbime dhe përfitime me çmime të reduktuara në të gjithë Evropën.

Ky sesion theksoi angazhimin e vazhdueshëm për fuqizimin e të rinjve, rritjen e pjesëmarrjes demokratike dhe integrimin e perspektivës rinore në politikat publike.

Foto album, kliko këtu!