Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Profetit Ilias, në Lekël, Gjirokastër, e dëmtuar nga zjarret e vitit të kaluar, përmes një ndërhyrje të rëndësishme që synon rikthimin e këtij Monumenti Kulture në gjendjen e tij origjinale duke ruajtur vlerat historike e arkitektonike. Falë angazhimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, po realizohen punime konservuese, që përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit.

Ky proces rimekëmbjeje nënvizon edhe rëndësinë e strategjive të mirëstrukturuara dhe të koordinuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga rreziqet natyrore dhe ndryshimet klimatike. Përfshirja e sektorëve të ndryshëm, nga institucionet e trashëgimisë dhe emergjencave civile, te planifikimi territorial dhe bashkëpunimi solidar, janë thelbësore për parandalimin, reagimin dhe rikuperimin e monumenteve, duke garantuar që këto pasuri të çmuara të ruhen për sot, për komunitetin, për interesin që ngjallin tek vizitorët vendas e të huaj, dhe për brezat e ardhshëm.

Video, kliko këtu!