Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Nder sportistët më të dalluar të Japanese Ambassadors Cup këtë vit, spikati xhudisti shqiptar Jon Vrenozi nga Kombinati, me 23 vite përvojë në Judo, i cili fitoi vendin e parë në garë. Me përkushtim, disiplinë dhe një rrugëtim të gjatë në sport, Jon Vrenozi demonstroi teknikë të lartë, frymë gare, respekt dhe karakter, duke konfirmuar statusin e tij si një kampion i plotë dhe si një emër që nderon sportin shqiptar. Jon Vrenozi përfaqëson shembullin e pasionit, punës dhe dashurisë për sportin, duke frymëzuar brezat e rinj të ndjekin rrugën e tyre me vendosmëri dhe besim. Ai është pjesë e një serie talentesh nga #Kombinati, kampionë në disiplina të ndryshme, që vazhdojnë të vendosin standarde të larta për sportin shqiptar.