Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Hidroplanët turistik, si një hap drejt një ndërlidhje më të aksesueshme për zonat bregdetare por dhe ku kemi liqene. Vlora mund të lidhet me Pogradecin, Shkodrën, Saranden e Korfuzin, por dhe me Budvën, Ohrin, Selanikun dhe Janinën, me udhëtime 8 deri 18 vendshe me kosto të përballueshme, sikundër me aeroportet sepse mjete të tilla ulen e ngrihen edhe në pistat tokësore. Një alternativë deri sot e munguar për transportin turistik dhe për tregun shqiptar të linjave brenda vendit dhe me të gjitha vendet fqinje.

Fluturimi provë i hidroplanit nga Korfuzi drejt Vlorës, dhe nga Rinasi në Pogradec shënon nisjen e një pilotimi për ndërlidhjen me destinacione të rëndësishme rajonale, duke afruar më shumë turistë, mundësi për biznesin dhe zhvillim për sektorin.

Një projekt që sjell risi për itenerare të dedikuara, eksplorim panoramik e shërbim cilësor për ofertën turistike dhe mobilitetin mesdhetar, duke promovuar potencialin e jashtëzakonshëm të qyteteve dhe natyrës sonë por dhe pozicionit tonë gjeografik ideal.

Video, kliko këtu!