Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Fshati Lin, i vendosur në brigjet magjike të Liqenit të Ohrit, është shpallur zyrtarisht “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si pjesë e “Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit”. Ky status i ri vlerëson peizazhin e jashtëzakonshëm natyror dhe kulturor të fshatit, që ndërthur traditën arkitektonike, urbanistikën me rrugica kalldrëmi, bashkëjetesën komunitare dhe përdorimin e teknikave e materialeve vendase të përshtatura me klimën dhe resurset lokale. Një tjetër hap i rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e vlerave autentike të trashëgimisë shqiptare, duke e vendosur Lini në hartën ndërkombëtare të destinacioneve kulturore unike.