Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në Tiranë CEO-t dhe përfaqësuesit e disa prej operatorëve dhe agjencive më të rëndësishme turistike gjermane, si DERTOUR,
ADAC Reisebüro, Schauinsland-Reisen GmbH, në prag të xhiros së inspektimit të strukturave akomoduese dhe destinacioneve turistike shqiptare. Ky takim shënon një moment kyç për forcimin e partneritetit strategjik me tregun gjerman, një prej tregjeve më prioritare për zhvillimin e turizmit shqiptar. Diskutimet u fokusuan mbi: Mundësitë e reja bashkëpunimi dhe zhvillimin e paketave të organizuara. Nxitjen e udhëtimeve familjare dhe zgjerimin e itinerareve “self-drive”, për një ofertë turistike më të larmishme dhe cilësore. Planifikimin e linjës direkte nga Tour Operator-i më i madh polak, ITAKA, me destinacion aeroportin e ri të Vlorës. Me mbi 400,000 vizitorë gjermanë në 2024 dhe objektivin për të kaluar 500,000 në 2025, Shqipëria po forcon pozicionin e saj si destinacion i besueshëm, i qëndrueshëm dhe gjithnjë e më i preferuar në Evropë. Ky bashkëpunim afirmon vizionin për ta bërë turizmin shqiptar një histori suksesi të përbashkët, duke ofruar eksperienca pushimi dhe eksplorimi të trashëgimisë kulturore e natyrore, mes traditës dhe aktiviteteve, investimeve në hoteleri dhe brand-e globale, si dhe evenimenteve ndërkombëtare dhe zhvillimit shoqëror kapilar.