Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në kuadër të TOURISE Summit që po zhvillohet në Riad, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare që po përcakton horizontet e reja të zhvillimit të turizmit botëror, Ministri Blendi Gonxhja pati një takim frytdhënës me Francisco Betti, përfaqësues i lartë i World Economic Forum. Biseda u përqendrua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar sfidat e reja që po përjeton sektori i turizmit global, veçanërisht në drejtim të ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm që promovon inovacionin, cilësinë dhe përfshirjen.

U diskutua mbi mënyrat se si standardet e përbashkëta ndërkombëtare, digjitalizimi i shërbimeve dhe politikat e qëndrueshme mund të kontribuojnë në përmirësimin e përvojës së udhëtarëve dhe në krijimin e një tregu turistik më të sigurt e më konkurrues. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të edukimit dhe fuqizimit të fuqisë punëtore, si faktor kyç në garantimin e cilësisë dhe profesionalizmit në këtë industri dinamike.

Takimi me përfaqësuesin e World Economic Forum përbën një moment të rëndësishëm në forcimin e vizionit të përbashkët për një turizëm më të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe inovativ, që ndërton ura bashkëpunimi mes vendeve dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik, social e kulturor në nivel global.

Foto Album , kliko këtu!