Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja me ministrin e Turizmit dhe Sportit të Kroacisë, z. Tonči Glavina, u takuan në kuadër të punimeve të #UNWTO, ku patën një bisedë të frytshme mbi potencialin e madh që kanë vendet tona në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e turizmit, kulturës dhe sportit. Na bashkojnë jo vetëm vlerat e përbashkëta mesdhetare dhe afërsia kulturore, por edhe një vizion i përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, nxitjen e shkëmbimeve njerëzore dhe promovimin e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.

Kroacia është një shembull i shkëlqyer në menaxhimin e destinacioneve turistike, në krijimin e politikave inovative për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor dhe në ndërtimin e një marke kombëtare të fuqishme e të njohur ndërkombëtarisht. Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi mes vendeve tona përfaqëson një mundësi të vyer për të ndarë përvoja të suksesshme, për të zhvilluar projekte të përbashkëta që promovojnë turizmin e qëndrueshëm, për të forcuar lidhjet kulturore e sportive dhe për ta pozicionuar rajonin tonë si një destinacion gjithnjë e më konkurrues, tërheqës dhe të bashkuar në vlerat e tij evropiane e mesdhetare.

Foto Album, kliko këtu!