Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Sot u firmos marrëveshja e përbashkët ndërinstitucionale mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, GIZ dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit për zbatimin e Programit të Rijetëzimit të Kullave.

Kjo marrëveshje synon adresimin e strukturuar të çështjeve të pronësisë si një ndër kushtet kryesore për realizimin e investimeve, ndërkohë që puna në terren ka nisur konkretisht, ku nga 34 raste pilot të trajtuara, të gjithë aplikantët janë kontaktuar dhe mbështetur, 4 janë pajisur me certifikatë pronësie, 28 janë në proces trajtimi, me rreth 50% të tyre ku janë kryer tashmë matjet në terren, ndërsa pjesa tjetër paraqet sfida të lidhura me kapacitetet financiare apo procedurat administrative.

Paralelisht, po vijon procesi i regjistrimit të kullave me mbështetjen e GIZ dhe DRTK Shkodër. Këto zhvillime shënojnë progres të prekshëm drejt krijimit të një baze të qëndrueshme ligjore dhe institucionale, në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, nxitjes së investimeve dhe rritjes së turizmit kulturor.

Foto album, kliko këtu!