Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

EUSA Combat Tirana 2026, një bilanc që shkon shumë përtej medaljeve.  Mbi 1,600 studentë-sportistë, 400 universitete, 39 vende europiane, 4 disiplina, qindra gara, tituj e fitues, por mbi të gjitha mijëra përvoja të jetuara në Shqipëri.

Për disa ditë, Tirana u bë një simfoni ngjyrash, kulturash dhe energjish, në një atmosferë miqësie, mikpritjeje, kohezioni social e solidariteti. Për nga pjesëmarrja e sportistëve, eventi më i madh i këtij viti; për nga impakti social dhe promovimi i vendit, një nga ato ngjarje që i japin sportit një dimension shumë më të gjerë se gara dhe podiumi.

Sepse EUSA Combat solli qindra të rinj europianë në Tiranë, i bëri ata pjesë të qytetit dhe të mikpritjes sonë dhe i përcjell sot drejt vendeve të tyre si ambasadorë të Shqipërisë, me historitë, miqësitë dhe përvojat që morën prej saj, e me një arsye më shumë për t’u rikthyer.

Foto album, kliko këtu!