Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në prezantimin e dy botimeve më të fundit mbi Butrintin, të përgatitura nga Profesor Richard Hodges, bashkëpunëtor i çmuar i arkeologjisë shqiptare: “Butrint 8”, “Butrint on the Crossroads of the Mediterranean” Ngjarja u zhvillua në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), duke shënuar një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin 25-vjeçar për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij thesari të jashtëzakonshëm të Shqipërisë. Këto botime pasurojnë literaturën shkencore ndërkombëtare dhe frymëzojnë brezat e ardhshëm studiuesish, duke e forcuar më tej rolin e Butrintit si një qendër me vlera të jashtëzakonshme historike e kulturore. Sot, Butrinti mirëpret mbi 257,670 vizitorë vetëm gjatë këtij viti, një dëshmi e qartë e magnetizmit të tij kulturor dhe potencialit të jashtëzakonshëm turistik.