Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Durrësi është sot në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke mikpritur Kampionatin Botëror të Shahut për të Rinj FIDE U14, U16 & U18 — një ngjarje e jashtëzakonshme që ka mbledhur
mbi 700 shahistë nga rreth 80 vende të botës, për t’u përballur në 11 raunde plot strategji, pasion dhe talent të ri. Në këtë atmosferë të gjallë sportive dhe intelektuale, Shqipëria tregon kapacitetet e saj për të organizuar evente të nivelit botëror, duke e kthyer Durrësin në një skenë ku përzihen turizmi, kultura dhe sporti.

Ky turne afirmon potencialin e të rinjve dhe pozicionon vendin tonë si një destinacion që frymëzon dhe bashkon, duke mbajtur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sportit dhe turizmit të rinj.