Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Shqipëria prezantohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë globale të turizmit, duke sjellë në vëmendje potencialin, destinacionet, kulturën dhe mikpritjen që e bëjnë vendin tonë gjithnjë e më tërheqës për vizitorët ndërkombëtarë.
Në këtë edicion, vendi ynë prezantohet me një dinjitet të ri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen e turizmit: një destinacion unik, i qëndrueshëm dhe me përvoja të shumëllojshme gjatë gjithë vitit.
  • Pasurinë Natyrore e Kulturore: Nga riviera me ujërat kristal deri te alpet spektakolare, qytetet muze të mbrojtura nga UNESCO dhe trashëgimia e pasur historike.

  • Kulturën & Mikpritjen Tradicionale: Shija e kulinarisë autentike dhe bujaria e pakrahasueshme shqiptare që po josh vizitorët nga të katërt anët e botës.

  • Turizmin e Qëndrueshëm: Fokus të veçantë te turizmi rural, aventuristik dhe mjedisor.

Dita e parë ka qenë e mbushur me dinamikë, takime të nivelit të lartë dhe diskutime strategjike me operatore turistikë ndërkombëtarë, agjenci udhëtimi, investitorë dhe përfaqësues të medias globale.

Këto komunikime synojnë të ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi, të hapin linja direkte me tregjet më potenciale dhe të forcojnë më tej pozitën e Shqipërisë si një nga perlat më të kërkuara të Mesdheut.

Video, kliko këtu!