Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Një tjetër lajm pozitiv për trashëgiminë dhe një hap i rëndësishëm për rimëkëmbjen, njohjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të vjetër jugor.

Ky vendim krijon një kornizë të plotë ligjore për ruajtjen dhe evokimin e vlerave arkitektonike, urbanistike dhe historike, duke i hapur rrugë mbrojtjes së arkitekturës tradicionale dhe rijetëzimit të objekteve dhe hapësirave.

Në fokus janë banesat karakteristike me dekore të punuara në fasada, elementë dekorativë në gur, rrethime dhe struktura druri, çati me tjegulla vendi, si dhe rrjeti i rrugëve me kalldrëm që formësojnë tipologjinë unike të qytetit, ku në vijim përmes bashkëpunimit të agjencive qendrore dhe pushtetit vendor do të financohen ndërhyrje infrastrukturore, investime dhe programe promovimi rajonal.

Ky hap e bën Delvinën një destinacion më tërheqës turistik, krijon mundësi të reja për ekonominë lokale dhe forcon identitetin historik të komunitetit.

Video, kliko këtu!