Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Cikli i fundit i takimeve konsultuese në Bashkinë Mat dhe Bashkinë Malësi e Madhe, në kuadër të hartimit të Programit të Rijetëzimit të Kullave, një iniciativë e Qeverisë Shqiptare që synon t’u japë një funksion të ri këtyre strukturave karakteristike, duke i integruar në zhvillimin turistik dhe kulturor të zonave.

Gjatë takimeve, ekipi ndërdisiplinor me specialistë të trashëgimisë kulturore, arkitekturës tradicionale, etnografisë, muzikës tradicionale, gastronomisë dhe turizmit zhvilloi diskutime të hapura me pronarë dhe banorë mbi sfidat e restaurimit, ruajtjen e autenticitetit dhe mundësitë konkrete për aktivizimin e kullave si hapësira funksionale në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë lokale.

Procesi i vlerësimit po realizohet në bashkëpunim me ekspertë të GIZ Shqipëri, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe bashkitë përkatëse, duke garantuar një qasje të koordinuar dhe të qëndrueshme.

Ndërkohë, aplikimet për përfshirje në inventarin e kullave do të jenë të hapura deri më 10 Mars.

Ftojmë të gjithë banorët dhe pronarët që ende nuk e kanë plotësuar formularin, ta bëjnë këtë brenda afatit përmes linkut:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfVB0k2r0ccStVEwah5B-HwqpY2kxTgRchaOMyKBHCbAZ-OyQ/formResponse?chromeless=true⁠

Përfshirja juaj është thelbësore për të identifikuar dhe vlerësuar çdo kullë me potencial, si pjesë e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.