Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja në ceremoninë e hapjes së Tourism Fair Albania, një platformë e rëndësishme bashkëpunimi e mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, e cila thekson rëndësinë e eventeve që bashkojnë institucionet publike, sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për të forcuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Në një kohë kur Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, me mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025, iniciativa të tilla luajnë një rol kyç në promovimin e ofertës turistike, forcimin e markës kombëtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit në nivel ndërkombëtar.

Foto Album, kliko këtu!