Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në Pogradec në një ardhje simbolike me hidroplan, një formë e re e zhvillimit të turizmit në vendin tonë, për ta nxitur e promovuar këtë potencial të këtij qyteti.

Me rastin e çeljes së sezonit turistik, Ministri Blendi Gonxhja bashkë me Kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli patën një takim më operatorët turistikë të Pogradecit për t’i dëgjuar e për të diskutuar mbi ecurinë e sektorit dhe sfidat që kërkojnë vëmendje të përbashkët. Menaxhimi i plazheve bregliqenore, përmirësimi i shërbimeve për vizitorët, ruajtja e pastërtisë dhe mbrojtja e mjedisit, si elementë thelbësorë për një eksperiencë sa më cilësore turistike, ishin ndër pikat kryesore të diskutimeve.

Ministri Blendi Gonxhja vlerëson kontributin e sipërmarrësve lokalë dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Pogradeci mbetet një nga destinacionet më të veçanta të vendit ku edhe trëndafilat mbajnë aromë të vërtetë dhe angazhimi ynë është të mbështesim çdo përpjekje që rrit cilësinë e ofertës turistike dhe vlerëson potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj zone.

Video, kliko këtu!