Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri i Turizmit, Kulturws dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesw nw 60-vjetorin e institucionalizimit të mbrojtjes, konservimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, ku u nderua rrugëtimi i gjatë i Institutit të Monumenteve të Kulturës, sot Instituti Kombëtar i trashëgimisë Kulturore (IKTK), dhe i të gjithë profesionistëve që kanë kontribuar me përkushtim në ruajtjen e kujtesës kombëtare. Gjatë gjashtë dekadave të punës shkencore e institucionale, trashëgimia kulturore shqiptare është shndërruar në një hapësirë bashkëpunimi ndërdisiplinor, zhvillimi të qëndrueshëm dhe dialogu me publikun, duke reflektuar lidhjen e fortë mes historisë, identitetit dhe progresit kulturor. Ky përvjetor shënon jo vetëm një histori suksesi, por edhe një pikënisje të re drejt forcimit të vizionit për mbrojtjen, rijetëzimin dhe promovimin e vlerave kulturore shqiptare, në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare.