Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Lundroni në këtë Seksion

Esmeralda Demiraj, e lindur më 26 mars 1987, ka përfunduar studimet për Drejtësi në vitin 2010, e më pas në vitin 2011 ka marrë titullin ‘ Avokat’, duke vendosur themelet për një karrierë të suksesshme në fushën juridike dhe të administratës publike.

Fillimit ajo ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në administratën qëndrore dhe vendore prej një dekade ku ka mbajtur detyra me përgjegjësi të lartë dhe rol të rëndësishëm në forcimin e qeverisjes, transparencës dhe efektivitetit institucional.

Kontributi i saj është vlerësuar veçanërisht në zbatimin e standardeve ligjore dhe administrative, si dhe në koordinimin e politikave publike me fokus te shërbimet ndaj qytetarëve.

Në fushën e drejtësisë, znj. Demiraj ka zhvilluar ekspertizë të thelluar në fushën penale, civile dhe administrative, duke ushtruar profesionin e Avokates në 5 vitet e fundit, me integritet, profesionalizëm dhe etikë të lartë. Ajo ka përfaqësuar çështje të rëndësishme ku ka asistuar individë, dhe biznese duke aplikuar standarde bashkëkohore dhe praktika moderne të shërbimit juridik.

Përtej angazhimit institucional, ajo ka qenë aktive në promovimin e të drejtave të grave, rinisë dhe grupeve vulnerabël, duke mbështetur iniciativa që synojnë barazi, drejtësi sociale dhe forcim të pjesëmarrjes qytetare.

Znj. Demiraj njihet për aftësitë e spikatura komunikuese, organizative dhe menaxheriale, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e institucioneve, respektimin e të drejtave të njeriut dhe krijimin e një administrate efikase,transparente dhe me standarde europiane.