Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Lundroni në këtë Seksion

Erindi Bejko është një drejtues me eksperiencë të gjerë mbi 15 vite në administratën publike shqiptare, me role drejtuese në institucionet qendrore dhe vendore. Aktualisht mban detyrën si Këshilltar në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.

Gjatë karrierës së tij ka drejtuar disa prej drejtorialeve më të rëndësishme të Bashkisë Tiranë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Drejtorinë e Objekteve Publike dhe Drejtorinë e Punëve Publike, ku ka koordinuar projekte infrastrukturore, shërbime publike dhe strategji zhvillimi urban.

Eksperienca e tij përfshin gjithashtu pozicione të larta drejtuese në nivel qendror, si Drejtor në Shërbimin Kombëtar të Punësimit në varësi të ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Paralelisht me angazhimin institucional, ka zhvilluar aktivitet akademik si lektor dhe pedagog në disa universitete, ku ka mbuluar fusha si Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Pedagogjia, Etika dhe Sociologjia.

Erindi Bejko është i diplomuar në Shkenca Politike, në Drejtësi dhe ka përfunduar Master Profesional në të Drejtën Publike.

Z. Bejko shquhet për prezantime profesionale, negociim efektiv dhe zhvillim të stafit. Në aspektin akademik dallon për analizë politike, kërkim shkencor dhe mësimdhënie universitare, duke kombinuar ekspertizën teorike me përvojën praktike në qeverisjen vendore.