Ministry of Tourism, Culture and Sport

Znj. Rudina Luka ka një përvojë të gjatë profesionale rreth 21-vjeçare në sektorin privat dhe administratën publike, me ekspertizë në menaxhimin institucional, financa, prokurime publike, projekte me financim të huaj dhe turizëm.

Prej gushtit 2026, ajo mban detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve me Financim të Huaj pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku drejton dhe koordinon proceset e integrimit, zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve dhe programeve të financuara nga burime të huaja, në bashkëpunim me institucionet kombëtare dhe partnerët ndërkombëtarë.

Më herët, ka drejtuar Drejtorinë e Prokurimeve dhe Partneriteteve pranë Ministrisë së Mjedisit, me përgjegjësi në prokurimet publike, koncesionet dhe Partneritetet Publike–Private, si dhe në menaxhimin e projekteve me financim të huaj. Eksperienca e saj në administratën publike përfshin gjithashtu turizmin, analizën e tregut dhe zhvillimin e politikave turistike në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit.

Karrierën profesionale e ka nisur në sektorin privat dhe atë bankar, ku ka ndërtuar përvojë të rëndësishme në ProCredit Bank. Gjatë kësaj periudhe, është angazhuar në analizën financiare, zhvillimin dhe marketingun e produkteve bankare, si dhe në menaxhimin e proceseve administrative.

Znj. Luka është e diplomuar në Administrim Biznesi dhe ka ndjekur një sërë trajnimesh të specializuara në fushat e prokurimit publik, financave, investimeve publike, administratës publike dhe zhvillimit të projekteve. Ajo ka përfunduar gjithashtu një program të specializuar të udhëhequr nga ekspertë të Harvard University Center for International Development, ku është certifikuar në ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.