Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në datën 27/04/2026, u zhvillua një takim konsultativ ndërmjet pikave të kontaktit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, stafit teknik të drejtorive të Kulturës dhe Turizmit dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC). Takimi u organizua në kuadër të procesit të bashkë-krijimit të Planit të Veprimit OGP 2026–2030, me synim përfshirjen aktive të këtyre aktorëve në identifikimin e prioriteteve dhe nevojave konkrete në fushat përkatëse.

Qëllimi i Takimit

Qëllimi kryesor ishte prezantimi i nismës ndërkombëtare “Partneriteti për Qeverisje të Hapur” (OGP) dhe procesit të hartimit të Planit të Veprimit 2026–2030. Gjatë takimit u synua mbledhja e komenteve dhe sugjerimeve mbi sfidat kryesore, si dhe përcaktimi i angazhimeve që MTKS mund të ndërmarrë për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare përmes teknologjisë.

Takimi synoi përmbushjen e disa objektivave kyç:

  • Informimi: Prezantimi i nismës ndërkombëtare “Partneriteti për Qeverisje të Hapur” (OGP) dhe rëndësia e saj në kontekstin shqiptar.
  • Transparenca: Shpjegimi i procesit të hartimit të Planit të Veprimit 2026–2030 si një mekanizëm për forcimin e llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare.
  • Konsultimi: Mbledhja e komenteve fillestare dhe sugjerimeve nga OSHC-të mbi sfidat aktuale në turizëm dhe kulturës.
  • Bashkë-krijimi: Inkurajimi i organizatave për të propozuar angazhime konkrete dhe të matshme që mund të ndërmerren nga MTKS.

Konkluzione dhe Rezultatet e Konsultimit

Në datën 8 prill, organizatave pjesëmarrëse u është shpërndarë një pyetësor i detajuar për mbledhjen e propozimeve specifike. Nga analizimi i inputeve të dërguara deri më tani, rezulton se prioritetet e shoqërisë civile konvergojnë kryesisht në:

  • Digjitalizimin: Nevoja për sisteme moderne dhe platforma që lehtësojnë shërbimet kulturore.
  • Vizibilitetin e Eventeve Kulturore: Rritjen e promovimit dhe qasjes së informacionit mbi aktivitetet kulturore, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së publikut dhe transparencës së kalendarit artistik.

Këto sugjerime do të shërbejnë si bazë për hartimin e një Plani Veprimi gjithëpërfshirës, i cili do t’u përgjigjet kërkesave teknike dhe nevojave reale të sektorit.

Axhenda e takimit me shoqërinë civile

Listëprezenca