Ministry of Tourism, Culture and Sport

Tashmë harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës plotësohet edhe me një tjetër sit arkeologjik, për të cilin është përcaktuar së fundi në KKTKM, zonifikimi dhe rregullorja për ruajtjen dhe administrimin e zonës “A” arkeologjike.

Bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat, ku gërmimet arkeologjike, të nisura që në vitin 2018 nga misioni shqiptaro-polak, po nxjerrin në dritë gjurmë dhe të dhëna të reja mbi këtë qendër ilire. Deri më tani janë zbuluar dy porta hyrëse të qytetit, duke bërë të mundur kuptimin e shtrirjes së tij.

Ndërkohë, gërmimet më të fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm, me synim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti. Rezultatet paraprake tregojnë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar në mënyrë masive që në gjysmën e shek. IV p.e.s.

Video, kliko këtu!