Ministry of Tourism, Culture and Sport

Zbulohet fasada e Muzeut Historik Kombëtar pas përfundimit të restaurimit të plotë të tij, duke shënuar një moment të rëndësishëm në procesin kompleks të rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti kulture të kategorisë së II-të. Pas përfundimit të restaurimit të mozaikut monumental në kuadër të projektit të parë të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS, tashmë finalizohet edhe ndërhyrja në të gjithë fasadën, duke garantuar ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës dhe duke hapur rrugën për vijimin e fazave të mëtejshme të përforcimit struktural, rimuzealizimit dhe rikonceptimit të institucionit.

Video, kliko këtu!