Ministry of Tourism, Culture and Sport

Muaji gusht dhe fillimi i shtatorit sollën zbulime të reja arkeologjike dhe ndërhyrje restauruese në Parkun Arkeologjik të Amantias. Gjatë gërmimeve, arkeologët zbuluan një element të panjohur më parë; murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i ndërtuar në shek. III p. Kr. dhe i shkatërruar në shek. VI m.Kr. Ky fortifikim i fuqishëm hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit Ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike. Krahas zbulimeve, u kryen ndërhyrje restauruese dhe konservuese për mbrojtjen e varreve
monumentale dhe monumenteve të tjera të dëmtuara nga faktorët klimatikë. Këto zbulime dhe restaurime po pasurojnë peizazhin arkeologjik të Parkut të Amantias, duke ofruar të dhëna të reja për studimin e jetës ilire dhe duke garantuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore për vizitorët e sotëm dhe brezat e ardhshëm.