Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja me Kryeministrin Edi Rama, Minstren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin
Demo, si dhe kryetarët e bashkive nga e gjithë Shqipëria, në një takim të rëndësishëm koordinues për të reflektuar mbi rezultatet e jashtëzakonshme të vitit 2025 dhe për të ndërtuar së bashku planet për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe menaxhimin e sezonit veror 2026.

Shifrat rekord të vizitorëve, rritja e të ardhurave, investimet në infrastrukturë, trashëgimi kulturore, energjia në evente, art dhe kulturë janë dëshmi e punës së përbashkët dhe e një vizioni që po e kthen Shqipërinë në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar ndërkombëtarisht.

Sfida jonë sot nuk është vetëm të kemi më shumë turistë, por të sigurojmë cilësi, standarde më të larta, menaxhim të qëndrueshëm të destinacioneve dhe përfitime reale për komunitetet lokale, në çdo krahinë e gjatë gjithë vitit.

Vetëm përmes bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor, me planifikim, përgjegjësi dhe angazhim të përbashkët, turizmi do të vazhdojë të jetë një motor zhvillimi ekonomik dhe social për vendin.

Foto Album, kliko këtu!