Ministry of Tourism, Culture and Sport

Guillaume Gomez, një prej ikonave më të mëdha të gastronomisë franceze dhe ish-kryekuzhinier i Pallatit Élysée për 25 vite, vizitoi Tiranën për herë të parë në një mbrëmje të organizuar nga AIDA, ku ishte i pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, miq, kolegë dhe përfaqësues të botës së kulturës e biznesit.

Takimi shërbeu si një platformë e vlefshme diskutimi për promovimin e kulinarisë së pasur shqiptare dhe për forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e gastronomisë. Si Ambasador i Francës për Gastronominë, i emëruar nga Presidenti Emmanuel Macron, Z. Gomez solli një perspektivë të thellë mbi rolin që ushqimi ka në diplomaci dhe në ndërtimin e urave kulturore mes vendeve.

Kjo vizitë shënon një mundësi të rëndësishme për Shqipërinë, duke e ndihmuar të prezantojë identitetin e saj kulinar e kulturor, të rrisë atraktivitetin turistik dhe të integrojë më tej vlerat e saj tradicionale në skenën ndërkombëtare, ku gastronomia shndërrohet në një ambasador të fuqishëm të kulturës dhe mikpritjes shqiptare.

Foto Album, kliko këtu!