Ministry of Tourism, Culture and Sport

Viti 2025 konfirmoi një rritje të ndjeshme, të reflektuar drejtpërdrejt në zgjerimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare.

Krahasuar me vitin 2024, plazhet publike janë rritur me +17.4%, duke shtuar mbi 1.1 milion m² sipërfaqe të aksesueshme për qytetarët.

Numri i parcelave publike ka kaluar nga 523 në 1014, ose +94% më shumë në sezonin turistik 2025, një tregues i qartë i orientimit drejt një turizmi më gjithëpërfshirës dhe të balancuar.