Ministry of Tourism, Culture and Sport

Për të dytin vit radhazi, MatchMaker Albania konfirmohet si një platformë kyçe për nxitjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, duke bashkuar investitorë, kompani dhe institucione vendase e ndërkombëtare, me mbi 1000 pjesëmarrës dhe më shumë se 400 takime të planifikuara, sivjet edhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës e Sportit, nën kujdesin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Në praninë e Kryeministrit Edi Rama, riafirmuam prioritetin për të orientuar zhvillimin e sektorit të turizmit drejt investimeve cilësore, të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion gjithnjë e më konkurrues në rajon dhe më gjerë, përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët strategjikë dhe sektorin privat.

Foto album, kliko këtu!