Ministry of Tourism, Culture and Sport

Për herë të parë në Shqipëri, eventi prestigjioz ndërkombëtar i padelit, FIP Platinum Padel, do të zhvillohet në Tiranë, duke sjellë në vend nivelin më të lartë të këtij sporti në rritje.

Nga data 25 deri më 31 maj, Tirana do të kthehet në qendrën e padelit botëror, ku lojtarët më të mirë ndërkombëtarë do të garojnë përpara publikut vendas dhe të huaj. Aktiviteti do të zhvillohet në Sheshi Skënderbej. Një javë plot adrenalinë, spektakël dhe energji, duke e kthyer këtë event në një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme të vitit në Shqipëri.

Ky turne shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e sportit dhe rritjen e profilit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të eventeve sportive.