Ministry of Tourism, Culture and Sport

Rezultatet e THIRRJE E HAPUR – FONDI I KRIJIMTARISË 2026

Galeria Kombëtare e Arteve shpall listën e përfituesve të mbështetjes financiare për projekt-propozimet e dorëzuara në kuadër të Thirrjes së Hapur “Fondi i Krijimtarisë 2026”.

Në kuadër të programit “Fondi i Krijimtarisë 2026”, Galeria Kombëtare e Arteve (GKA), me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, hapi Thirrjen për Grante Prodhimi dhe Prezantimi, me qëllim mbështetjen e krijimit, prodhimit dhe prezantimit publik të veprave të reja në fushën e arteve pamore.

Fondi i Krijimtarisë për vitin 2026 ka një vlerë totale prej 5.000.000 (pesë milionë) lekësh, në zbatim të Ligjit nr. 87/2025 “Për buxhetin e vitit 2026”, dhe është ndarë në dy kategori mbështetjeje:

  • Artistë të rinj / në zhvillim;
  • Artistë të afirmuar.

Bordi Artistik i Galeris Kombëtare të Arteve, në përputhje me nenin 11, pika “ç”, të Ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, vendosi miratimin e listës së artistëve fitues të thirrjes publike “Fondi i Krijimtarisë 2026”.

Projekt-propozimet u vlerësuan sipas këtyre kritereve:

  • Përmbajtja dhe cilësia e projektit;
  • Përputhshmëria me prioritetet e thirrjes;
  • Qëndrueshmëria e projektit;
  • Impakti artistik dhe publik;
  • Portofoli artistik i aplikantit.

Numri përfundimtar i projekteve që do të mbështeten financiarisht nga Galeria Kombëtare e Arteve për në kuadër të Thirrjes së Hapur “Fondi i Krijimtarisë 2026” është 16 (gjashtëmbëdhjetë).

Lista e plotë e fituesve:

Fitues të Kategorisë Artist të Afirmuar:  

Lori Lako,                   Titulli i projektit: (51/26)

Fatlum Doçi,               Titulli i projektit: F2

Rabi Shehu,                 Titulli i projektit: Maj

Gentian Doda,             Titulli i projektit: Një dhe njëmijë

Sead Kazhanxhiu,       Titulli i projektit: Po nuk rrodhi do pikojë

Matilda Odobashi,      Titulli i projektit: Error! Error! Lines that lie

Remijon Pronja,          Titulli i projektit: Possibilities of a dead flower’s bloom

Ilir Kaso,                     Titulli i projektit: Shkolla e Lumti

Beskida Kraja,             Titulli i projektit: Decathect II (Gjama)

Leonard Qylafi,           Titulli i projektit: Shorts#      

 

Fitues të kategorosë Artist të rinjë dhe në zhvillim:  

Enza Rripaj,                Titulli i projektit: Scriptum Temporis

Endi Shani,                 Titulli i projektit: FrymOn

Kristanja Cene ,           Titulli i projektit: Flas prandaj ekzistoj

Jon Azizaj,                  Titulli i projektit: Mbasdritë

Blerina Muça,              Titulli i projektit: Too close to hear clearly

Aurela Kumanaku,      Titulli i projektit: Oh ikën dritat!!!

Artistët fitues do të kontaktohen në ditët në vazhdim për më shumë informacion.