Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, organizoi në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, takimin e Këshillave Rinorë Vendorë dhe Këshillave Studentorë, duke bashkuar 250 të rinj nga çdo cep i vendit në një hapësirë dialogu dhe përfaqësimi institucional.

Një aktivitet që synon fuqizimin e rolit të brezit të ri në proceset vendimmarrëse, duke promovuar pjesëmarrjen aktive, dialogun konstruktiv dhe kulturën demokratike si parime themelore të qeverisjes së mirë. Ky angazhim i përbashkët synon të ndërtojë ura komunikimi afatgjata ndërmjet të rinjve dhe institucioneve, duke lehtësuar adresimin e prioriteteve, shkëmbimin e ideve dhe kontributin në hartimin e politikave që prekin zhvillimin social, ekonomik e më gjerë, të vendit.

Foto Album, kliko këtu!