Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina & Durrës 2030”, zhvilluam një takim me Presidentin e sapozgjedhur të Komitetit Olimpik të Lojërave Mesdhetare, Francesco Purromuto, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Iakovos Filippousis, në prezencën e Presidentit të KOKSH Fidel Ylli dhe ekipeve tona.

Gjatë takimit diskutuam mbi ecurinë e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe mundësitë për promovimin e Durrësit si një prej qyteteve pritëse dhe destinacioneve kryesore sportive të rajonit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të disiplinave të reja ujore, për organizimin e të cilave Shqipëria ka marrë përsipër një rol të rëndësishëm.

Durrësi 2030 – sport, det, turizëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për ta vendosur Shqipërinë në qendër të Mesdheut.

Foto album, kliko këtu!