Ministry of Tourism, Culture and Sport

Takimi për dorëzimin zyrtar të raportit të Planit Strategjik për Galerinë e re Kombëtare të Arteve, hartuar nga MAXXI – Museo Nazionale delle Arti del XXI secolo, në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes marrëveshjes G2G. Dokumenti paraqet një vizion bashkëkohor për administrimin dhe zhvillimin e Galerisë së re, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve profesionale, mbështetjen institucionale, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe përafrimin me standardet më të mira evropiane.

Marrëveshja katërvjeçare vendos themelet për një partneritet afatgjatë në funksion të modernizimit të institucioneve kulturore, edukimit artistik dhe pasurimit të jetës kulturore në Shqipëri. Në takim morën pjesë përfaqësues të nivelit drejtues të MAXXI-t, si Eleonora D’Alessandro, Lorenza Baroncelli dhe Pippo Ciorra, si dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, i përfaqësuar nga drejtori Alessandro Ruggera, së bashku me përfaqësues nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Foto album, kliko këtu!